Fotografi Felx Bilani, ka akuzuar zv.kryeministrin Erion Braçe, për vjedhje të autorësisë.
Bëhet fjalë për foto të pelikanëve në Divjakë të cilat Braçe i ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram.
Sipas Bilanit, Braçe më së paku duhet të kishte respektuar autorësinë. Më tej ai shton, se përpara se ai të fotografonte pelikanët dhe flamingot, shumë njerëz nuk e dinin që ekzistonin në Shqipëri.
