Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fotot/ PD vijon me denoncimet: Lungomare u prish me firmë të Ramës për të ndërtuar një pikë karburanti

20:13 / April 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lungo Mare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një statusi në Facebook denoncon ndërtimin e një pike karburanti në Vlorë. Sipas tij me firmën e kryeminsitrit Rama është dhënë leje për prishjen e Lungomares me qëllim që të ndërtohet kjo pikë karburanti.

STATUSI I PLOTË

Për të bërë Lungomaren u prishën hotele, pika karburanti dhe bizneset e shumë vlonjatëve dhe u harxhuan miliona euro para publike të shqiptarëve dhe taksapaguesve të BE-së.

Tani është prishur Lungomare për të bërë një pikë karburanti kastrati, me firmën personale dhe kujdesin personal të vetë Edi Ramës.

Kjo pikë karburanti nuk ka asnjë vlerë ekonomike, as për qytetarët dhe as për vetë biznesin. Ajo nuk është ndërtuar si zhvillim biznesi, por është një demonstrim arrogant i pushtetit të atyre që ortakë të Edi Ramës dhe që janë pronarët e gjithë politikës shqiptare.

Fatkeqësisht, në Shqipëri është krijuar një grup oligarkësh që kontrollojnë gjithë vendin, dhe që janë jo vetëm mbi ligjin por janë ata që e bëjnë ligjin. Ata blejnë, kërcënojnë dhe dhunojnë çdo njeri që ngre zërin kundër tyre, qofshin gazetarë, politikanë apo përfaqësues të shoqërisë civile.

Unë i kam provuar personalisht kërcënimet dhe fushatat e tyre shpifëse kundër meje për të mbyllur gojën (dhe do i provoj përsëri pas këtij denoncimi). Nga përvoja ime kam kuptuar se se sa të pambrojtur, të dhunuar dhe të frikësuar janë shqiptarët e thjeshtë para këtij grup oligakrësh që jetojnë përrmes grabitjes dhe sjkeljes së ligjit.

Nëse Shqipëria nuk do të çlirohet nga kapja që ky grup i ka bërë politikës, ekonomisë dhe medias, në Shqipëri nuk do të ketë të ardhme. Shqiptarët do të migrojnë drejt vendeve ku ka liri dhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, duke e shkretuar Shqipërinë.

  • 20 7
  • 21 2
  • 22 3

denoncon PD tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.