”Ju lutem, nuk marr dot frymë” kjo ka qenë një nga fjalitë e fundit që tha George Floyd-it, afro-amerikani që humbi jetën nën gjurin e policit në Minneapolis-it.

Pikërisht kjo fjali është ngjitur në qiellin e pesë qyteteve të mëdha me ndihmën e një avioni.

Artisti nga Dallas-i Jammie Holmes gjeti një mënyrë për t’i përjetësuar fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it për ndihmë.

Gjatë fundjavës, banera në të cilët shkruhej ” Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë në qiell të mbajtur nga aeroplanë në Detroit dhe New York.

Fjalët e fundit të George Floyd-it, janë kthyer gjithashtu në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.

Vdekja e tij ka sjellë reagime te forta në SHBA, ku kanë shpërthyer protesta të dhunshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here