Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që në Vlorë të rikthehen përmbytjet, duke qenë një sinjal i keq për dimrin që po troket. Fotot që shoqërojnë këtë shkrim tregojnë atë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, kur reshjet e shiut me intensitet shkaktuan përmbytje në thuajse të gjitha lagjet e qytteti.
Uji përpiu katet e para të dyqaneve, ndërsa situata më e rënduar u paraqit në lagjen “28 nëntori”, ku ka pasur edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.




