Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

FOTOT/ Sa trishtim, qeni i Salas vuan për futbollistin e humbur

19:01 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeni2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Romina Sala, motra e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala, ka postuar një fotografi prekëse ku shfaqet qeni i sulmuesit, Nala, që pret kthimin e argjentinasit. “Nala po pret për ty”, shkruan motra e tij, që jeton në Argjentinë dhe ka një fëmijë të vogël. Që prej zhdukjes së Sala-s, Romina e ka kthyer faqen e saj në Faecbook në një faltore për vëllain e saj.

Qeni i futbollistit shfaqet në foto duke parë nga qielli, ndoshta duke shpresuar se herët a vonë do të shfaqet në derë i zoti. Sala, 28 vjeç, kishte udhëtuar me avionin e vogël privat Piper Malibu, për të takuar miqtë e tij, si dhe qenin e tij, para se të transferohej në Uells, ku do të luante për Cardiff City-n në Premier Ligën angleze.

Sala e kishte marrë qenin e vet Nala nga një strehë për qentë e braktisur dhe e shëtiste rregullisht në vreshtat e qytezës Carquefou, në veri të Nantes, ku kishte shtëpinë. Në Instagram Sala postonte shpesh foto me qenin e vet, të cilin e quante “anëtari i ri i familjes” dhe “miku besnik”.

Në mënyrë tragjike, avioni që po çonte Salën në Angli u rrëzua në Kanalin Anglez në Guernsey dhe dy javë pas zhdukjes janë gjetur mbeturinat e avionit, 63 metra nën ujë, ndërsa video e regjistruar tregoi se brenda avionit ishte një trup, i pilotit David Ibbotson ose futbollistit.

  • qeni4
  • qeni1
  • qeni 1

qeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.