Një episod i rëndë ka ndodhur në Ksamil. Rreth 10 të rinj kanë sulmuar punonjësit e një pike karburanti.
Pas një konflikti banal, personat e paidentifikuar kanë sulmuar me leva dhe shkopinj punonjësit.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe pas verifikimeve paraprake rezulton se një prej sulmuesve është person me precedentë penalë dhe vepra të mëparshme.
Po punohet për kapjen e tyre pasi gjithçka është e filmuar.



