Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka bërë një ngatërresë në grupin me gazetarët. Pyetja e sikletshme që bëri e detyroi që të largohej nga grupi.
Pasi zyra e shtypit ka dërguar informacione dhe foto lidhur me takimin e Cakajt me homologun e tij holandez, Stef Blok, ministri i Jashtëm shqiptar ka komentuar diçka të sikletshme.
“A kom handshake më të mirë?“-pyet Cakaj në grup.
Pasi e ka kuptuar që ka shkuar në grupin e zyrës së shtypit, Cakaj menjëherë fshiu mesazhin e tij. Dhe më pas për arsye që ende nuk dihen Cakaj ndryshoi emrin e grupit nga “MEJP” në “STOP”. Pasi bëri gjithë këto ndryshime Cakaj vendosi që të dilte nga grupi duke mos u kthyer përgjigjie asnjë prej batutave të gazetarëve.
Pas largimit të tij, në grup tashmë është e pamundur që të postosh pasi këtë të drejtë e kanë vetëm adminët.
