Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

FOTOT / Zoti i dha jetën e gjatë 109-vjeçares nga Mati, por shteti vetëm 6500 lekë në muaj

19:06 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
54278025 421652315254929 7702353366621356032 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lagjen Pjecë të fshatit Batër e Vogël, njësia administrative Komsi, në Bashkinë e Matit banon në një shtëpi të vogël, Fatime Koka. Ajo vërtetë ka hyrë në shekullin e dytë të jetës së saj, por kalvari i vuajtjeve nuk ka të sosur.

Djali i saj, Kajmak Koka tregon për Tirananews.al se nëna e tij, Fatimja, në qershor të këtij viti bëhet 109 vjçce. Një mal me vuajtje mbi kurrizin e saj. Ajo tani është “dorëzuar” dhe të afërmit kërkojnë ndihmë zyrë më zyrë. Për shkak të moshës dhe problemeve që ka hasur në jetë nuk shikon dhe nuk ka fuqi të lëvizë.

Djali 60-vjeçar e merr “hopa” si ta ketë fëmijën e tij. I kryen të gjitha shërbimet e nevojshme. E ushqen, i ndërron rrobat, e dërgon në banjo, e ajros në oborrin e banesë kur moti është i mirë, etj.

Ka lindur aty afër shtëpisë ku është martuar në vitin 1927. “Për shumë vite ajo nuk lindi fëmijë, tregon Kajmaku. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore ajo dhe familja Koka u arratisën në mallet e Balgjajt. Shtëpitë i dogji pushtuesi dhe u strehuam në bjeshtë. Vetëm pas çlirimit të Shqipërisë nëna dhe pjesëtarët e tjerë të familjes u rikthyen në shtëpinë e tyre”.

Fatimja kujdeset për bashkëshortin dhe në vitin 1949 bëhet nënë, në moshën 39-vjeçare. Punon tokën e kujdeset për blektorinë. “Nëna ime, -vijon rrëfimin djali i saj, ka qenë një femër e bukur, më e bukura në fshat. Po ashtu ishte shumë punëtore dhe mikpritëse. Deri në vitet ’70 ajo ishte mirë nga ana shëndetësore. Pas lindjes së dy vëllezërve të mi pësoi një tronditje”.

Kajmak Koka thotë se nënë Fatimja përfiton vetëm 6500 lekë në muaj, pensionin e bashkëshortit që ka vdekur afro 20 vjet më parë. “Po përjetoj shumë halle. Vetë nuk jam mirë me shëndet. Kam kaluar një operacion të vështirë në kokë. Kam vetëm gruan në shtëpi dhe një djalë të vogël. Më duhet të kujdesem për nënën vazhdimisht. Ajo nuk shikon dhe merr shumë ilace. Kam kërkuar ndihmë nga bashkia dhe askush nuk ma qan hallin. As bashkia, as sigurimet shoqërore, as spitali, askush”.

Nënë Fatimja është një nga një mijë shqiptarët mbi 100 vjeç. Për shkak të moshës, sëmundjes dhe mungesës së kujdesit nga strukturat shtetërore po përjeton kohë të vështirë. / tirananews.al

  • 53517154 377975499707939 1059462999066017792 n
  • 53580538 638102409984304 1672216087581687808 n
  • 54278025 421652315254929 7702353366621356032 n
  • 54730407 349016879155406 3579175047245332480 n

Balgjaj Fatime Koka Kajmak Koka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.