Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fqinja e Nuredin Dumanit tregon bisedën me të: I trokita për t’i thënë të mos bënte zhurmë, më vonë më erdhi tek dera

12:00 / March 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 27
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Nuredin Dumani kishte marrë një apartament me qera në një pallat në Fier ku strehohej herë pas here. Mësohet se ai kishte mbi një javë që e kishte marrë këtë ambient me qira, ku mbrëmë para se të arrestohej kishte shkuar të fshihej dhe të mjekohej pas plagëve të marra në Papër të Elbasanit.

Sipas asaj që deklarojnë fqinjët e tij në këtë pallat për “Abc News”, Dumani kishte pak kohë që ishte vendosur në apartament. Më konkretisht, një banore që banonte vetëm një kat sipër Dumanit ka shpjeguar edhe një bisedë që kishte patur me të, ku i kishte shkuar në banesë dhe i kishte kërkuar të mos bënte zhurmë.

“Unë banoj në kat të tretë, ngjarja ka ndodhur në kat të katërt. Vetëm dëgjoja mbrëmë policët që i binin derës me mjete të forta për të hapur derën. Tmerr, u tmerruam.”

“Ata rrinin me qira në fakt. U trokita para 3 ditëve, mos më bëni zhurmë u thashë se jam me tension nuk duroj dot. Na fal, na thanë. Ai që doli ishte rreth 45 vjeç. Pastaj më erdhi për së dyti e më trokiti mua. Unë thashë po ky pse më trokiti prapë? Tha, dëgjo nuk jam unë që bëj zhurmë, është ai lart tha. Epo mirë na fal i thashë unë, që të bezdisa”, tregon një banore e këtij pallati.

Kujtojmë se shtetasi Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë. Ai konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhur vitet e fundit. Gjithashtu, ai njihet edhe si rival i Talo Çelës, një tjetër i shumëkërkuar nga policia shqiptare, i cili vijon të jetë ende në arrati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.