Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fqinja: Gjyshja u kujtua për qenin, dhe nipin e harroi brenda, e ëma e foshnjes po pinte kafe

09:52 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1657265822xfqinjapng 518
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zjarri që ra në një banesë në Tiranë e që i mori jetën foshnjes 6-muajshe, po del të jetë më tragjik nga veprimet e familjarëve. Një fqinjë ka treguar detaje rrëqethëse. Gruaja shprehet për mediat se e moshuara që ndodhej në banesë ka dalë të kërkojë ndihmë nga fqinjët, por kishte harruar që kishte nipin brenda. Ajo thotë se e moshuara që quhet Janulla kishte përmendur qenin fillimisht e më pas ishte kujtuar për nipin. I vogli, sipas fqinjës, ka dalë i nxirë nga tymi.

“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte e gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”,-tregon fqinja.

E moshuara ka qenë duke gatuar në bodrum në momentin që bombola ka shpërthyer në flakë. Zjarri ka filluar të përhapet dhe e moshuara ka dalë të kërkojë ndihmë duke lënë foshnjen brenda.

Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

10:54 / July 23, 2026

Protesta e tensionuar jashtë Kuvendit, Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, por i shmanget pyetjes nëse do të djegë mandatin e tij

10:32 / July 23, 2026

Bllokohet qarkullimi te bulevardi ‘Zhan d’Ark”, protestuesit tërheqin në rrugë koshat e mbeturinave

10:29 / July 23, 2026

Përshkallëzohet protesta, një polic plagoset pas goditjes me gur

10:09 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.