Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fqinjët përballen me zjarre

16:57 / June 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi zjarre
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zjarr i madh ka shpërthyer në juglindje të Athinës të dielën, më 30 qershor, teksa autoritetet presin që situata të përkeqësohet edhe më shumë gjatë valëve të të nxehtit më vonë gjatë verës. E mësuar me vera përvëluese, Greqia po përballet me një sezon të rëndë të zjarreve, teksa ka përjetuar valën e parë të të nxehtit me temperatura që kanë arritur në 44 gradë Celsius.

Sipas mediave lokale, zjarri nisi në qarkun Keratea mëngjesin e së dielës dhe flakët iu afruan shtëpive të banimit, përderisa kjo zonë e Athinës po përballet edhe me erëra të fuqishme. Eshtë raportuar se tri shtëpi janë djegur krejtësisht nga zjarri. Afër 140 zjarrfikës dhe ekipe të tjera të shpëtimit, tetë helikopterë dhe nëntë avionë janë angazhuar për të shuar flakët.

Autoritetet kanë aktivizuar alarmin për evakuim, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga gjashtë zona afër kryeqytetit grek, Athinës. Zjarri në Athinë shpërtheu një ditë pasi një zjarr tjetër kishte shpërthyer në zonën e njëjtë, por që u vu nën kontroll nga zjarrfikësit. Po ashtu, një zjarr shpërtheu në ishullin Serifos pasditen e së shtunës, por autoritetet arritën që ta vinin nën kontroll mëngjesin e së dielës.

“E gjithë pjesa jugperëndimore e Serifosit është djegur. Zjarri u ndal kur arriti në bregdet”, tha kryetari i Serifosit, Konstantinos Revintis. Zjarri shkaktoi dëme nëpër shtëpi, depo dhe objekte të kultit, tha ai. Ministria e Mbrojtjes Civile tha se pret zjarre me rrezik të lartë në Atika, Peloponez, Kretë, rajone që gjenden në veri dhe jug të Egjeut.

Sipas autoriteteve, më 29 qershor në mbarë Greqinë shpërthyen mbi 40 zjarre dhe shteti u përball me erëra që tejkaluan 100 kilometra në orë. Më 30 qershor kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u bëri thirrje grekëve që të përgatiten për një sezon të vështirë të zjarreve.

“Kohë të vështira po na presin. Përpjekjet tona janë të vazhdueshme”, tha ai.

greqia perballet zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.