Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Franca mund Holandën dhe ‘pret biletën’ për në Europian, Portugalia mposht sllovakët dhe kualifikohet

10:48 / October 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697271903 euro2024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca ka marrë një tjetër fitore në kualifikueset e Euro 2024 ndaj “Tulipanëve” të Holandës me shifrat 1-2.

Francezët shënuan nga një gol për pjesë, ku Mbappe mendoi për 90 minutat e sfidës. Pranë përfundimit të ndeshjes, Hartman shënoi golin e ngushtimit të rezultatit, por në fund mbeti thjesht për statistikë. Kështu, me tre pikët e marra, Franca blindon vendin e parë në grup me 18 pikë, ndërsa tashmë Holanda rrezikon pasi renditet në vendin e tretë me 9 pikë. Vendin e dytë në këtë grup e ka marrë Greqia me fitoren ndaj Irlandës.

Belgjika ka marrë gjithashtu një fitore me peshë ndaj Austrisë me rezultatin 2-3. Belgët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli falë perlës së Lukebakio. Në pjesën e dytë, Lukebakio ishte përsëri autor, së bashku me Lukakun. Pranë përfundimit të sfidës, Austria shënoi golin e dytë me anë të Sabitzer nga goditja e 11-metërshit. Belgët tashmë ndodhen në vendin e parë me 16 pikë , tre më shumë se Austria e vendit të dytë.

Portugalia ka triumfuar, por duke rrezikuar paksa, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2.

Iberikët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0, ku golat u shënuan nga Goncalo Ramos dhe Cristiano Ronaldo. Në pjesën e dytë, Sllovakia shënoi me Hancko, por Ronaldo u përgjigj menjëherë duke shënuar golin e rezultatit 3-1. Disa minuta më vonë, Lobotka ka ngushtuar shifrat në 3-2.

Me këtë fitore, Portugalia e CR7 ka shkuar në kuotën e 21 pikëve në grup, ku sigurisht kryeson.

652a4feb34907renditjka

europian
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.