Këshilli Kushtetues i Francës miratoi këtë të premte rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Ky miratim nënkupton fitore për presidentin Emmanuel Macron, pas tre muajsh protesta masive për shkak të ligjeve, të cilat kanë dëmtuar udhëheqjen e tij.
Megjithatë, Këshilli Kushtetues tha se disa nene të ligjit kishin të meta ligjore.
Që nga janari janë mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave, ku shumë njerëz janë arrestuar.
Qeveria e Macron pretendon se ndryshimet janë të nevojshme për të parandaluar kolapsin e sistemit.