Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1791305627 franca911
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca po përjeton një nga valët më të mëdha të protestave studentore të viteve të fundit. Qindra mijëra nxënës, studentë dhe sindikata dolën sot në rrugë në të gjithë vendin, ndërsa demonstratat u shoqëruan me përplasje me policinë në Paris, barrikada në Strasburg dhe ndërhyrje të forcave të rendit edhe në qytete të tjera.

Sipas organizatorëve, në protestat e sotme morën pjesë rreth 450 mijë persona, ndërsa Ministria e Brendshme franceze e vlerëson pjesëmarrjen në rreth 250 mijë. Vetëm në Paris, organizatorët flasin për rreth 100 mijë protestues, ndërsa autoritetet japin shifrën 56 mijë.

Lëvizja nisi në fund të shtatorit dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin. Nxënësit kërkojnë më shumë investime në arsim, mësues që të zëvendësojnë mungesat, klasa më pak të mbingarkuara dhe godina shkollore në kushte më të mira. Ata ankohen gjithashtu se shumë shkolla nuk janë të përshtatura për temperaturat e larta që goditën Francën gjatë verës.

Sot, sipas sindikatës së nxënësve, u bllokuan ose u mbyllën 1.800 lice nga rreth 3.700 që ka Franca, ndërsa Ministria e Arsimit tha se mësimi u pezullua plotësisht ose pjesërisht në 891 shkolla të mesme.

Në Paris, protesta u zhvillua nga Place de la République drejt Place de la Nation. Demonstrues hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike drejt policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Edhe liceu prestigjioz Henri IV, një nga më të njohurit në Francë, u bllokua nga vetë nxënësit. Përpara hyrjes u ngritën barrikada me kosha mbeturinash dhe pankarta ku shkruhej: “Arsimi është një e drejtë, jo privilegj i të pasurve”, “Jemi këtu për të protestuar, jo për të shkatërruar” dhe “Rinia flet, policia shtyp”.

Ndërkohë, në Strasburg u ngritën barrikada dhe pati përplasje me policinë, ndërsa në qytete të tjera si Lioni, Reni, Nanta dhe Monpelje pati demonstrata të mëdha. Në disa raste policia përdori topa uji për të shpërndarë turmat.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës, presidenti Emmanuel Macron pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Sébastien Lecornu, ministrin e Brendshëm Laurent Nuñez dhe ministrin e Arsimit Édouard Geffray për të diskutuar krizën dhe hapat e mëtejshëm të qeverisë.

Lecornu deklaroi në Asamblenë Kombëtare se nuk mund të ketë asnjë tolerancë ndaj dhunës, duke theksuar se djegia e shkollave apo sulmet ndaj mësuesve nuk zgjidhin problemet e arsimit. Ai akuzoi gjithashtu partinë e majtë radikale La France Insoumise se po përpiqet të krijojë kaos politik përpara zgjedhjeve presidenciale.

Nga ana tjetër, lideri i së majtës Jean-Luc Melenchon akuzoi qeverinë se po përdor gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër të rinjve për të tensionuar situatën.

Një nga çështjet që ka shkaktuar debat të madh është mënyra si policia po menaxhon protestat. Janë hapur hetime për disa raste të dyshuara të dhunës policore, ndërsa një efektiv është vënë nën hetim pasi një granatë e hedhur prej tij plagosi rëndë në fytyrë një 14-vjeçar gjatë protestave në periferinë e Parisit.

Sipas autoriteteve franceze, që nga fillimi i protestave janë plagosur 215 studentë dhe 715 efektivë policie. Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim për përdorimin joproporcional të forcës ndaj protestuesve, shumica e të cilëve janë të mitur.

Një ngjarje që tronditi opinionin publik ishte plagosja e rëndë e një 15-vjeçari në Lens, i cili humbi njërën dorë pasi mori në dorë një granatë të përdorur nga policia gjatë protestës.  

Presidenti amerikan Donald Trump komentoi zhvillimet në rrjetin Truth Social, duke pretenduar se ajo që po ndodh në Francë “nuk ka të bëjë me shkollat”, por është pasojë e “emigracionit masiv jashtë kontrollit” dhe se “islami po përpiqet të marrë kontrollin mbi një vend që dikur ishte i madh”.

Ndërkohë, vetë organizatorët e protestave këmbëngulin se lëvizja ka në qendër kërkesat për një arsim më cilësor dhe kushte më të mira në shkolla, duke theksuar se nuk duan të përdoren nga partitë politike, as nga e majta dhe as nga e djathta.

image 1
image 2
image 3

450 mije FRANCA Protesta revolte studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak/ Humbin jetën 32 persona, tre ditë zie kombëtare

13:49 / October 6, 2026

Kosovë, afati i fundit për presidentin/ Nuk ka dakordësi mes partive, ligji për “Specialen” mbetet peng

11:11 / October 6, 2026

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.