Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Franca njeh të drejtën e abortit me kushtetutë

19:53 / March 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
franca 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca votoi të hënën (4 mars) për ta njohur me kushtetutë të drejtën e abortit, një votim historik që u mirëprit nga grupet për të drejtat e grave, por është kritikuar nga aktivistët antiabort.

E drejta për të kryer abortin pranohet gjerësisht në Francë dhe sondazhet tregojnë që rreth 80% e popullit francez e mbështesin faktin e abortit si një procedurë të ligjshme.

“Ne po u dërgojmë një mesazh të gjitha grave: trupi juaj ju takon juve dhe askush nuk mund të vendosë për ju,” deklaroi kryeministri Gabriel Atal (o. Attal) para deputetëve dhe senatorëve në Pallatin e Versajës.

Grave franceze u është njohur aborti si një e drejtë me ligj që nga viti 1974, ndërsa një vendim i Gjykatës së Lartë në SHBA në vitin 2022 për të ndryshuar ligjin e ngjashëm “Roe vs. Wade” bëri që aktivistët në vend të lobojnë që Franca të bëhej vendi i parë që e mbron abortin në ligjin e saj themelor.

Votimi i së hënës parashikon që në nenin 34 të kushtetutës franceze “ligji përcakton kushtet në të cilat një grua ka lirinë e garantuar për të kryer një abort”.

Kryetarja e së djathtës ekstreme, Marinë Lë Pen (o. Marine Le), duke e mbështetur vendimin, tha se presidenti Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron) po e përdor ndryshimin e fundit për pikë politike.

“Ne do të votojmë për ta përfshirë në Kushtetutë, sepse nuk kemi asnjë problem me këtë, por nuk është një hap historik, sepse askush nuk e ka vënë në mëdyshje të drejtën e abortit në Francë,” tha znj. Lë Pen. /AFP

abort AFP FRANCA tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.