Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Franca paralajmëron qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të reja

22:12 / November 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron protesta111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kërcënimi është kudo” – deklaroi Ministri i Jashtëm francez duke pasur parasysh aktet e fundit terroriste në Francë. Ndërkohë në disa vende myslimane vazhdojnë protestat kundër Macronit.

Pas sulmit islamik në Nicë i cili shkaktoi tre të vdekur, Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të mundshme ndaj tyre: “Kërcënimi është kudo”, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian pas një takimi të kabinetit të sigurisë të kryesuar nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Hapi nga urrejtja virtuale në dhunën e vërtetë është i vogël,” tha Le Drian. Parisi ka udhëzuar misionet diplomatike jashtë vendit që të forcojnë masat e sigurisë.

Kurse Ministri i Mbrojtjes Florence Parly tha pas takimit të krizës se Franca do të mbrojë më mirë sidomos shkollat ​​dhe kishat. Sipas Ministrisë së Brendshme për këtë qëllim po mobilizohen 3500 policë rezervë. Nga këtza 120 policë shtesë do të patrullojnë në Nicë.

Presidenti Macron kishte njoftuar më parë se njësia kundër-terrorizmit e ushtrisë do të shtohet nga 3,000 në 7,000 vetë. Kryeministri Jean Castex shpalli pas atentatit në Nicë shkallën më të lartë të rrezikut nga terrori në vend.

Presidenti Emannuel Macron deklaroi në Nicë se “e gjithë Franca është sulmuar”. Nëse ky vend sulmohet për shkak të vlerave të tij dhe të drejtës së lirisë së mendimit. “Ne nuk do të tërhiqemi.” 

Forcimi i masave të sigurisë lidhet me kërcënimet dhe protestat masive kundër Francës në vendet myslimane.

Protestë kundër Macronit në Pakistan

Të enjten ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e quajti si të ligjshme “vrasjen e miliona francezëve”. Ai e justifikoi këtë me “masakrat” franceze të epokës koloniale. Nën presionin e qeverisë franceze Twitter i fshiu mesazhet e shkurtra të Mahathir Mohamadit.

Protesta kundër Francës në Bangladesh

Protesta kundër Macronit pati edhe në Bangladesh, Pakistan, Afganistan si dhe në territoret palestineze. Udhëheqësi i Hamasit Fatih Hammad tha para demonstruesve në kampin e refugjatëve Xhebalia: “Abuzimi me profetin tonë Mohammed nga Franca shkel besimet e dy miliardë myslimanëve në të gjithë botën”.

FRANCA paralajmeron qytetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.