Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Franca përballet me kritika pasi lejoi një marsh të neonazistëve në Paris

18:46 / May 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01000000 0aff 0242 2285 08db4fe2793c w650 r0 s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat e policisë së Parisit dhe Ministria e Brendshme e Francës janë përballur me pyetje dhe kritika të shumta më 8 maj lidhur me një një marshim prej rreth 600 neo-nazistësh, që u autorizuan të kalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit në fundjavë.

Tubimi i 6 majit i ekstremistëve të krahut të djathtë, të veshur me të zeza, erdhi përderisa autoritetet po tentojnë t’i shuajnë protestat kundër qeverisë, me disa kufizime të reja të vendosura të hënën për ta mbrojtur presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nga zhurma e protestuesve që përplasnin tenxheret.

Në marshimin e së shtunës nëpër një lagje luksoze të Parisit morën pjesë qindra burra nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilët marshuan me flamuj dhe brohoritëm slogane për të përkujtuar vdekjen e një aktivisti të ekstremit të djathtë, Sebastien Deyzieu, më 1994.

Protesta u autorizua nga autoritetet e qytetit dhe policia shihej duke patrulluar aty pranë.

Senatori i Partisë Socialiste, David Assouline, i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, që të “shpjegohet”.

“Është e papranueshme të kesh lejuar 500 neo-nazistë dhe fashistë të parakalojnë në zemër të Parisit. Organizatat e tyre, shfaqja e ideologjisë së tyre, parullat, simbolet janë po aq fyerje për të vdekurit sa edhe nxitje për urrejtje racore”, shkroi ai në Twitter.

Franca shënoi festën tradicionale publike të 8 majit të hënën për ta përkujtuar fitoren e forcave aleate mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945 dhe jetët e humbura në luftën kundër fashizmit.

Ian Brossat, një zëdhënës i Partisë Komuniste, tha me shaka se “tenxheret janë qartazi më të rrezikshme se çizmet ushtarake”.

Organizata bamirëse e krahut të majtë, Attac, shkroi gjithashtu se e djathta ekstreme “demonstron urrejtjen e saj me pandëshkueshmëri të plotë në qendër të Parisit, ndërsa shteti po kërkon të shpallë të jashtëligjshëm goditjen e tenxhereve”.

Intelektuali i njohur, Jacques Attali, e quajti tubimin “të patolerueshëm”.

Departamenti i policisë së Parisit reagoi të hënën duke shpjeguar se nuk kishte kompetenca ligjore për të parandaluar një demonstratë nëse ajo nuk paraqet “rrezik të provuar për rendin publik”.

“Duke pasur parasysh se kjo demonstratë nuk kishte shkaktuar ndonjë problem apo probleme në rendin publik gjatë viteve të kaluara, prefekti i Parisit nuk ishte në gjendje të ndërmerrte hapa për ta ndaluar atë”, thuhet në një deklaratë.

Ai i referohej një përpjekjeje të mëparshme, në janar, për ta ndaluar një tubim nga grupi i ekstremit të djathtë “Paris Pride”, i cili u hodh poshtë nga një gjyqtar pas një apeli nga organizatorët./ Rel

FRANCA neonazistë Paris
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.