Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Franca zotohet të mbajë nën kontroll çmimet e energjisë elektrike

15:55 / August 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave të Francës tha më 27 gusht se shteti do të bëjë gjithçka që të mos rriten çmimet e rrymës, teksa çmimet në mbarë Evropën janë duke u rritur.

Qeveria në Paris ka vendosur çmim tavan për të mbrojtur amvisëritë deri më 31 dhjetor dhe ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se vitin e ardhshëm pritet të ketë një “rritje të kontrollueshme” të çmimeve.

“Dyzet për qind i çmimit tavan do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit”, tha ai gjatë një konference për media në qytetin Metz.

“Nuk do të ketë mbulim të çmimeve tavan në vitin 2023”, u zotua ai pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, më herët gjatë javës paralajmëroi për rritjen e çmimeve.

Le Maire tha se ndarja e 3 miliardë dollarëve për bizneset nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar faturat e tyre të energjisë, por do t’i ndihmojë bizneset.

Gjatë kësaj jave, çmimet evropiane të energjisë kanë arritur në një rekord të ri, teksa Evropa po bëhet gati për një dimër të vështirë pasi rritja e çmimeve është nxitur nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Por, lufta në Ukrainë nuk është fajtorja e vetme për gjendjen në Francë, shtet që përmes energjisë bërthamore mbulon rreth 70 për qind të nevojave të energjisë.

Mbyllja e disa reaktorëve për shkak të problemeve me korrozion ka kontribuar që Franca të përballet me rritje të çmimeve të energjisë.

Tradicionalisht një eksportuese e energjisë, tani Franca është shndërruar në një importuese.

Edhe Britania po ashtu po përballet me rritje të madhe të çmimit të energjisë. Rregullatori i energjisë britanike, Ofgem, paralajmëroi se çmimet mesatare për amvisëritë do të rritën për 3.549 funte nga 1 tetori.

Çmimet e energjisë në Evropë janë rritur teksa Rusia ka nisur të kufizojë furnizimet me gaz natyror dhe është rritur frika se Moska do të mund të kufizojë edhe më tej dërgesat e saj të energjisë për shkak të rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.

Një e pesta e elektricitetit evropian gjenerohet nga termocentralet me gaz. Çmimi për gaz në Evropë të premten ka arritur në 341 euro për megavat, pothuajse sa niveli më i lartë që u shënua në mars, kur atëbotë një megavat kushtoi 345 euro./REL

cmimet energjia FRANCA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.