Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen në Durrës. Në burg bashkë me figurat VIP të politikës

11:30 / August 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1689521901 kolispakfredibelerivangjushdakosafetgjicifrantuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri tani ishin në spitalin e Burgut në Tiranë, por Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen në Durrës. Në këtë burg ndodhen edhe Lefter Koka, Alqi Bllako, Arben Dervishi, Vangjush Dako dhe Safet Gjici.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, ka lënë të martën spitalin e Burgut, dhe është transferuar në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Paraburgimi i Durrësit ka mbledhur të akuzuar VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen edhe ish-kryebashkiakë të tjerë, ish-ministra e deputetë.

Atje mbahen të izoluar në pritje të verdiktit të drejtësisë, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, të akuzuar për aferën e inceneratorëve bashkë me Arben Dervishin, zv.president i FSHF-së, administrator i njërës prej kompanive të punimeve në inceneratorin e Fierit.

Fredi Beleri dhe Lefter Alla do i bashkohen kolegëve ish-zyrtarë lokal, ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako që ndodhet në paraburgimin e Durrësit për tenderin e shëtitores së Currilave dhe shpërdorim detyre me një pallat të dëmtuar nga tërmeti, Safet Gjicit të shkarkuar nga Bashkia e Kukësit pak ditë pasi u rizgjodh më 14 maj për skandalin seksual në zyrën e tij nën akuzë për korrupsion.

6 qershor 2023-Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

12 maj 2023-2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit u arrestua kandidati i Berishës dhe Metës për Himarën, Fredi Beleri nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave. Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi. I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

15 mars 2023-Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ra në pranga për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Llalla dyshohet se favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

beleri Lefter Alla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.