Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fredi Beleri “përçan” partinë e Mitsotakis, ministri i Jashtëm kundërshton kandidaturën e tij për eurodeputet

19:48 / April 15, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mitsotakis Beleri e1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Demokracia e Re, partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis do të kandidojë zyrtarisht Fredi Belerin për të qenë eurodeputet.

Beleri e priti mirë kandidimin, duke u shprehur falënderues ndaj kreut të qeverisë greke, por brenda partisë në pushtet ka pasur edhe kritika ndaj kësaj kandidature.

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek, Aleksandra Papadhopoulou janë shprehur kundër kandidimit të Belerit duke thënë se vendosja e tij në listën për eurodeputetë do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Gerapetritis ka deklaruar edhe më herët se rasti i Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vjet burg për blerje votash, duhet të shihet si një shqetësim evropian dhe jo një çështje dypalëshe midis dy fqinjëve ballkanikë.

“Kjo nuk është një çështje dypalëshe. Nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian mbështet parimet e shtetit ligjor dhe respekton të drejtat politike të qytetarëve të tij, nuk është dypalëshe. Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”, ka deklaruar ai në muajin mars.

beleri greqine percan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.