Një nga gratë revolucionare është edhe Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón, e cila ende sot frymëzon me stilin e saj tejet të veçantë.
Ajo lindi më 6 korrik 1907 në Meksikë. Jeta e Frida Kahlos u zhvillua me një intensitet të fortë emocional, një grua me tundime kontroverse; e mbushi biografinë e saj me dashuri, luftë dhe shpresë, duke i treguar botës se mund të jetohet edhe një jetë tjetër, përveç asaj “të shkruar”.
Kishte aftësinë të paraqitej mashkullore, të dilte në krah të feminizmit, të refuzonte nënshtrimin ndaj universit mashkullor, u vetëmjaftua, u shndërrua në simbolin e barazisë gjinore. Me veprimet dhe krijimet e saj, mbështeti idenë se të gjitha qeniet njerëzore, kanë të njëjtin pozicion në piramidën e jetës. Ajo donte të ndryshonte botën, duke filluar nga bota e saj, që e jetoi me gjithë shpirt
