Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Frigoriferin e parë e bleu me kredi, në vetting gjyqtari që i dha Bashës Bashkinë e Tiranës në 2011

19:00 / December 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astrit kalaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtari i Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja, njëherësh anëtar i Kolegjit Zgjedhor, do të dalë në 18 dhjetor para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Verifikimi i gjyqtarit Kalaja ka nisur që muajin shtator të vitit 2018, ndërsa dosje e tij po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj. Astrit Kalaja ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2011, duke vendosur për fituesin në atë kohë të garës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në përfundim të procesit të rregullt të numërimit, Edi Rama fitoi përballë Lulzim Bashës me 10 vota diferencë.

Pas përfundimit të numërimit, nisi historia e vlerësimit të fletëve të hedhura ‘në kutitë e gabuara’, ku protagonist në atë kohë ishte Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së. Pas rivlerësimit të votave në ‘kutitë e gabuara’, Basha mori 124 786 vota, ndërsa Rama 124 705. PS i ankimoi këto vendime të KQZ në Kolegjin Zgjedhor, me pretendimin se rivlerësimi i votave në ‘kutitë e gabuara’ nuk kishte bazë ligjor. Kolegji Zgjedhor, me trupë gjykuese të përbërë nga Astrit Kalaja, Tom Ndreca, Entela Prifti, Petraq Dhimitri dhe Sashenka Jonuzi rrëzuan pretendimet e PS, duke legjitimuar lëvizjen e KQZ-së, e cila i dha në atë kohë Bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës në tavolinë. Tetë vjet më vonë, Astrit Kalaja ishte sërish pjesë e Kolegjit Zgjedhor. Është pikërisht Kolegji aktual ai i cili rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, duke konfirmuar ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Pas këtij vendimi, Presidenti Meta, Partia Demokratike dhe LSI e sulmuan Kolegjin, duke e konsideruar si organ të kapur nga mazhoranca. Vendimi kundër Metës ishte 5:0, ndërsa Kalaja nuk ishte pjesë e turpit gjykues.

Sa i takon pasurisë, Astrit Kalaja ka deklaruar vetëm tre pasuri të paluajtshme. Në vitin 2003, ka nisur edhe deklarimin e pasurisë, Kalaja deklaron një apartament me sipërfaqe 62 m2. Në vitin 2004 thotë se ka marrë një kredi për blerjen e një frigoriferi me vlerë 42 000 lekë, ndërkohë që vijon të deklarojë vetëm pagën e tij si gjyqtar si dhe të bashkëshortes në KESH. Në vitin 2007 deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 120 m2, me vlerë 38 400 euro, duke marrë 3 000 000 lekë kredi. Po gjatë këtij viti deklaron blerjen e një makine tip Benz me vlerë 2 500 000 lekë. Në vitin 2013 blen 379 m2 tokë arë në Velipojë. Në këtë sipërfaqe ka edhe një ndërtim informal 60 m2./shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.