Dhe pse kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se aktiviteti i Kuvendit do të vijojë normalisht, deputetët nuk janë dakord me deklaratën e tij.
Burime për tirananews.al, në mbledhjen e grupit Balla ka kërkuar një vijimësi normale të punës së Kuvendit dhe komisoneve.
Por ditën e sotme janë anuluar mbledhjet e komisionit të Ligjeve dhe atë të Integrimit ku të gjithë deputetët janë lajmëruar se ato janë anuluar.