Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Frikë nga lufta, mbi 6,000 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Serbi

14:18 / February 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 7 15 770x442 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Serbi konfirmuan se në këtë vend kanë arritur refugjatët e parë nga Ukraina. “Për momentin, ata [refugjatët] janë njerëz që vijnë te të afërmit dhe miqtë. Po na pyesin se si dhe ku të regjistrohen dhe si të marrin mbrojtje”, tha për Radion Evropa e Lirë Radosh Gjuroviç, drejtor i Qendrës joqeveritare për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Azilkërkuesve.

Sipas të dhënave që disponon kjo qendër, në Serbi aktualisht ka vende për pritjen e rreth 6,000 personave, ndërsa kjo organizatë pret mbërritjen e mbi 10,000 refugjatëve nga Ukraina. “Afërsia e Ukrainës kërkon që ne të fillojmë të përgatitemi për ardhjen e papritur të njerëzve. I bëjmë thirrje shtetit që të rrisë kapacitetin e tij të pritjes sa më shpejt që jetë e mundur”, tha Gjuroviç.

Sipas ligjeve aktuale, qytetarët e Ukrainës mund të qëndrojnë në Serbi për një muaj pa viza. Megjithatë, tha Gjuroviç, kjo nuk e zgjidh problemin nëse paraqitet një numër i madh i refugjatëve që nuk kanë strehim. Sipas tij, Serbia duhet të miratojë një akt për mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve. Serbia, ndryshe nga shumica e vendeve të Evropës, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 25 shkurt se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për momentin, sepse ajo “udhëhiqet nga interesat e saj jetike, ekonomike dhe politike”. Rusia është një ndër aleatet më të fuqishme të Serbisë në arenën ndërkombëtare. Në disa konkluzione të arritura në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, lidhur me luftën në Ukrainë, thuhet se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të këtij vendi.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ffrike nga lufta 6000 refugjate ukrainas mberrijne ne serbi ja sa pritet te vijne akoma%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Megjithatë, në këto konkluzione, operacionet ruse nuk cilësohen si pushtim i Ukrainës, ashtu siç i përshkruan Perëndimi. Kur ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” për të “çmilitarizuar” Ukrainën. Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës. Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.