Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Frikë nga një valë e dytë e virusit, shkencëtarët: Duhet të jemi vigjilentë

10:54 / May 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi 696x463 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë pas disa muajsh, provinca kineze Hubei, ku u shfaq në fillim koronavirusi, po merr vëmendjen për mirë. Rastet me COVID-19 kanë rënë praktikisht në zero, dhe javën e kaluar autoritetet hoqën kufizimet e udhëtimit brenda dhe jashtë krahinës. Tani shkencëtarët dhe pjesa tjetër e botës po shikojnë nëse lehtësimi i masave intensive do të rezultojë në shfaqjen e rasteve të reja.

“Është koha për të lehtësuar bllokimin, por duhet të jemi vigjilentë për një valë të dytë të mundshme të infeksioneve,” thotë Ben Cowling, një epidemiolog në Universitetin e Hong Kongut, i cili po ndjek situatën në Kinë. Nëse vjen një valë e dytë, me shumë mundësi do të shfaqet deri në fund të prillit.

Por disa studiues thonë se situata në Kinë është e ndryshme sepse qeveria e saj veproi në mënyrë agresive, duke përdorur masa distancuese sociale për të ngadalësuar përhapjen, shumë testime dhe izolimin e njerëzve të infektuar për të izoluar burimet e mundshme të transmetimit.

Kjo strategji e ndihmoi vendin të përmbajë shpërthimin. Por kombet e tjera, si Italia dhe Spanja, janë përqendruar kryesisht në ngadalësimin e virusit përmes distancimit social, pa testime intensive. Ata do të përballen me më shumë sfida kur të përpiqen të kthehen në jetën normale, thotë Coëling.

Vala e dytë

Virusi do ta kishte të vështirë të rishfaqej nëse një pjesë e konsiderueshme e njerëzve, midis 50% dhe 70%, do të infektoheshin dhe do të bëheshin imunë, thotë Leung. Por ai vëren se edhe në Wuhan ku ndodhen më shumë se gjysma e 81,000 rasteve të Kinës – numri i atyre njerëzve të infektuar dhe që tashmë janë imunë ndaj sëmundjes është ndoshta më pak se 10% – që do të thotë se ka shumë njerëz ende të prekshëm nga infeksioni. Një vaksinë do ta rriste përqindjen e njerëzve imunë, por vaksina do të paktën një vit për të qenë gati.

“Këta numra nuk na lejojnë një lehtësim të masave,” thotë ai.

Për të kuptuar rrezikun e lehtësimit të masave “ju duhet të shikoni se çfarë ka ndodhur në Hong Kong me rikthimin,” thotë Tatem. Hong Kongu, si dhe Singapori dhe Tajvani, e përmbajtën përhapjen fillestare të koronavirusit me testime intensive dhe gjurmim të kontakteve.

Por gjatë javës së fundit, të tre rajonet kanë parë një rritje të infeksioneve të reja. Shumica ishin udhëtarët nga jashtë, por edhe disa transmetime lokale janë zbuluar. Të tre rajonet tani kanë ndaluar përkohësisht vizitorët ndërkombëtarë dhe po i rivendosin banorët në një karantinë dy-javore.

Masat e izolimit duhet të qetësohen “gradualisht, me shumë kujdes dhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme”, thotë Tatem. / bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.