Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur ditën e sotme në portin jugperëndimor finlandez të Turkut.
Bëhet me dije se qëllimi i tyre është për t’u stërvitur me marinën finlandeze. Nga ana tjetër sipas raportimeve dhe sinjaleve për mediat Finlanda po konsideron mundësinë e bashkimit me aleancën e udhëhequr nga SHBA, mes tensioneve të shtuara me Rusinë për Ukrainën.
Lajmi është konfirmuar nga media prestigjoze Reuters.
Stërvitja dy-ditore, e caktuar për të filluar më 28 prill, dhe do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s në vitin 2022. Stërvitja do të fokusohet në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”,-thuhet në deklaratë.