Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Frikë se Rugova do ishte kundër bombardimeve të NATO”, ish-kryeministri i Italisë tregon telefonatën me Clinton

13:24 / June 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dalema 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri italian, Massimo D’ Alema, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka folur në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar në Prishtinë.

D’ Alema ka treguar përpjekjet e qeverisë italiane për lirimin e Ibrahim Rugovës nga qelia, ku ishte burgosur nga regjimi i Millosheviç.

Gjithashtu, ish-presidenti italian kujton shqetësimin e Bill Clinton, i cili kishte thënë se kur të lirohet Rugova, NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar.

“Ishte e padiskutueshme që duhej të lirohej Rugova. Qeveria e Italisë mori përgjegjësi për lirimin e Ibrahim Rugovës dhe kam biseduar dhe me presidentin e Italisë në atë kohë dhe ishin të bindur për vendimin që duhej ndërmarrë.

E rikujtoj dhe shqetësimin e Clinton, që kur Rugova paqësor të lirohej NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar dhe në një konferencë në Romë kishte falënderuar NATO-n dhe popullin e tij.

Më kishte falënderuar dhe unë ia ktheva duke i thënë që duhej të falënderonte Rugovën sepse ai është i lirë. Unë nuk bëra asgjë për ta këshilluar atë. Clinton ishte për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij.

Europianët ishin të bindur se Rugova përfaqësonte të kaluar dhe se lufta kishte marrë dhenë, por pavarësisht asaj u pa qartë më vonë se kishte autoritetin dhe dëshirën e qytetrëve të Kosovës për të drejtuar vendin edhe kur erdhi Bernard Kushner.

Bashkësia ndërkombëtare ka njohur simbolet dhe trazirat e popullit të Kosovës dhe ai e ka thënë këtë dhe në librin e publikuar. Ai thoshte për intelektualin se dy rrugë ka; vazhdo lexo libra ose vepro.

Ai dëshironte që populli i Kosovës që thoshte ‘unë jam presidenti i popullit’ dhe donte të krijonte  në lidershipin e tij një lidhje ekonomike dhe sociale dhe një sistem paralel të edukimit si dhe për të vazhduar rrugën drejt Pavarësisë. Këto ishin arsyet pse PE e nderoi me çmim”, tha D’ Alema.

Italian Massimo D’ Alema
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.