Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, këtë të shtunë po mbahet ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi. Kjo ngjarje do të shënojë për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë kishtar.
Ceremonia ndiqet nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Para klerikëve shqiptarë e ndërkombëtarë dhe besimtarëve ortodoksë, Presidenti Begaj uroi Fortlumurinë e tij Joan për ngjitjen në fronin më të lartë të Kishës, duke e quajtur këtë ditë si historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
“Qofshi një udhëheqës që ndërton ura, që nxit bashkëjetesën, që forcon besimin, që përhapni dashuri, paqe, shpresë dhe drejtësi mes njerëzve! Zoti qoftë me ju në çdo hap të këtij udhëtimi fisnik”.