Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Frrok Çupi: Meta sot shiti PD-në duke e akuzuar për akte terroriste. Po përpiqet ta çojë LSI-në drejt PS-së

19:31 / September 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frrok cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, publicisti dhe analisti Frok Çupi foli rreth asaj që e cilësoi si ngjarjen e ditës, e cila filloi vitin politik; saktësisht seanca dëgjimore e presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor.

Sipas tij, Meta braktisi bashkëpunëtorët opozitarë dhe u përpoq të krijonte ura komunikimi me mazhorancën.

“Çfarë mund të thuash shkurtimisht se çfrarë ndodhi sot në komision është që papritur politika mori një kthesë shumë të rëndësishme, të ndjeshme.

Kryetari i shtetit nga një person në hetim u kthye në një zyrtar ndihmës të penduar, kjo është kthesa e parë.

Një kthesë tjetër që ndodhi sot në seancë është se presidenti nga një person agresiv ndaj mazhorancës, sot lëshoi ura për të pasur garancinë e mazhorancës dhe hodhi poshtë bashkëpunëtorët e vet opozitarë.

U distancua nga opozita, të cilën e përfaqësonte deri në momentet e fundit “, u shpreh Çupi.

Më tej vazhdoi:

“Në momentin kur Ilir Meta  u ndodh në presion, sidomos të aleatëve  dhe kur e pa që bashkëpunëtorët e tij, sigurisht nën udhëheqjen e tij, e tepruan me terrozimin  dhe kur e konstatoi se terrorizmi politik i opozitës kishte lënë gjurmë në kanalet e politikës dhe diplomacisë botërore dhe kur perceptoi se kishte një shans që t’i linte ata që shkaktuan terrorizëm për t’u bashkuar me mazhorancën ai e bëri këtë.

Së dyti e bëri sepse Ilir Meta e pa veten sot jo si president më, por si kryetar të asaj partie që ka themeluar.

Ai tentoi qa ta ankorojë atë parti në zgjedhjet e ardhshme, ta ankorojë përsëri në mazhorancë duke hedhur poshtë aleancën me Partinë Demokratike, duke akuzuar PD-në dhe kryetaren e LSI-së, që është edhe bashëkshortja, duke i akuzar për drejtues të terrorizmit.

Ai tentoi që ta shkëpusë atë parti që mbetet për ta ankoruar në mazhorancën socialiste”, përfundoi Çupi.

Frrok Çupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.