Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Frrok Çupi reagon ndaj posterit provokues të Këlliçit: Po godet vlerat e kombit me aktin e dhunshëm që po e kthen shoqërinë shumë shekuj pas

19:34 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 64480994abc44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Posteri “provokues” i Belind Këlliçit, i vendosur së fundmi në hapësira publike në kryeqytet ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët si dhe tek komunitetet fetare, të cilat e kanë dënuar gjestin.about:blank

Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive u shpreh se ky akt është ofendim i pastër dhe shkelje e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, akte të tilla janë të dhunshme dhe e kthejnë shoqërinë shumë shekuj pas.

“Kjo është një përdorimi i një gjuhe të pahijshme. Pavarësisht se është gjuha e trupit, është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor e parashikon propagandën, por e lejon në bazë të normave të caktuara. Kjo e kapërcen edhe Kodin Zgjedhor, e kapërcen edhe ligjin. Kjo shkel edhe mbi moralin. Kjo është e dhunshme, prindi ndihet keq para fëmijës, burri para gruas, i madhi para të voglit, dhe përgjithësisht është mesazh i keq që na jep politika”, tha ai.

Në pikëpamjen Çupit, kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka konsumuar vepër penale dhe si e tillë është e dënueshme nga ana ligjore.

“Për mendimin tim ka kryer një vepër penale, aq më shumë ka bërë propagandë fyese në mjetet e informimit publik. Kushdo mund të kryejë akte të turpshme për të tërhequr vëmendjen, marrëzia është më tërheqëse, i magjeps njerëzit. Po t’i shkojmë kësaj logjike, do të shkojmë në skuta shumë të errëta të shoqërisë. Kjo e trondit shoqërinë dhe e kthen në shekuj pas, dhe kjo godet vlerat e kombit, dhe godet gjithçka kombi ka të ndershme. Kjo fushatë ka dalë nga kontrolli i ligjit”, tha Çupi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.