Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Frutat që veprojnë si laksativë natyralë dhe na ndihmojnë me konstipacionin

19:06 / May 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5cc850ae2d070 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Medicine.net, përpunimi i lëndëve ushqyese në stomak, kalimi i këtyre të fundit në gjak dhe nxjerrja e lëndëve të panevojshme përmes zorrës së trashë apo të hollë, është një proces metabolik që duhet të ndodhë çdo ditë.

Nëse ky proces ndodh më pak se tre herë në javë, atëherë me shumë gjasa ju vuani nga konstipacioni. Shkaku i këtij problemi shëndetësor ndryshon për individë të ndryshëm, megjithatë kura duket të jetë e njëjtë, transmeton Living.

Përveç medikamenteve apo kurave të ndryshme, ka dhe disa fruta që mund të ndihmojnë në këtë gjendje. Ato janë:

  1. Manaferrat

Të gjitha frutat e kësaj familjeje si manaferrat e ëmbla, luleshtrydhet dhe mjedrat mund të ndihmojnë me konstipacionin. Vetëm 1 filxhan luleshtrydhe të freskëta siguron 3 gram fibra, 1 filxhan manaferra do t’ju sigurojnë 7.6 gram dhe 1 filxhan me mjedra 8 gramë. Gjithashtu, manaferrat janë të ulëta në kalori, prandaj ju mund t’i hani pa u ndjerë në faj se mund të shtoni peshë.

  1. Kivi

Nëse lëvizja e ngadaltë e zorrëve është problemi juaj, hulumtuesit treguan se kivi mund të jetë fruti që kërkoni. Një studim i fundit raportoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara duhet të konsumojnë 2 kivi në ditë për 4 javë për të vënë re përmirësime. Më pas duhet mbajtur një regjim i rregullt ushqimor që përmban jo vetëm kivi por të gjitha frutat e përmendur në këtë artikull.

  1. Dardha

Ky frut është i ngarkuar me vitamina dhe antioksidantë. Gjithashtu, dardhat janë një nga frutat më fibroze, prandaj përfshirja e tyre në dietën tuaj është një mënyrë tjetër për të lehtësuar ndonjë shqetësim me aparatin tretës.  Vetëm 1 dardhë e  mesme me lëkurë, do t’ju japë 5 gramë fibra, kështu që nëse hani 2, jeni afër gjysmës së dozës së përditshme të fibrave.

  1. Kumbullat (të thara apo jo)

Kumbullat përmbajnë sorbitol dhe fructans, sheqerna fermentuese që mund të kenë efekt laksativ.

frutat laksative natyrale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.