Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Fshati po vdes”, Tabaku rendit tre faktorët: Shkak, politikat e qeverisë! Ja pse janë rritur çmimet

10:12 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabakuuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se ”fshati po vdes”. Për të kjo po ndodh sepse kjo gjendje e fshatit reflektohet çdo ditë në tokat që mbillen, por edhe në numrin e krerëve të bagëtive që sa vjen dhe po bie. Tabaku thekson edhe se faktor i gjendjes ku sot ndodhet fshati është edhe heqja e rimbursimit të TVSH për fermerët, por edhe zhvlerësimi i euros, që ka bërë që produktet e importuara të shiten më lirë se ato vendase.

”Kush bën pazar e shikon që të gjitha çmimet janë rritur. Frutat, perimet sot kushtojnë më shtrenjtë. Pse kushtojnë më shtrenjtë? Megjithëse kemi 20% të ekonomisë sonë që vjen nga fshati. Sot, fatkeqësisht fshati po vdes! Kjo reflektohet çdo ditë; në tokat e punuara dhe të mbjella, në numrin e krerëve që kanë rënë me 25%, në prodhimet që nxjerr sot fshati. 20% e importeve është rritur me produkte bujqësore ndërsa 8% kanë rënë eksportet. Pse ndodh kjo? Për një arsye shumë të thjeshtë; politikat e qeverisë.

Së pari, kanë hequr TVSH dhe rimbursimin e TVSH për fermerët dhe ka sjellë një rritje me 20% të gjithë çmimeve. Prandaj protestojnë sot fermerët që derdhin qumështin në Fier, Lushnje e Gjirokastër.

Së dyti, 25% është zhvlerësuar euro dhe kjo ka bërë që produktet që vijnë nga jashtë të shiten më lirë se ato që prodhohen në vend. Toka e bekuar shqiptare me produkte Made in Albania fatkeqësisht nuk ia del me këto çmime.

Së treti, arsyeja kryesore lidhet me marrëveshjet që bëjnë grumbulluesit. Gjithmonë, shumica vuan dhe pakica përfiton. Kështu që sa herë të bëni pazarin e të kujtoni se përse çmimet janë rritur? Përse kushton më shtrenjtë? Mbajeni mend se fshati po vdes! Po vdes prej politikave të qeverisë’‘.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.