Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për lirim të 56-vjeçarit, Shefqet Lika, i cili akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Shahe Lika.
Nëpërmjet një njoftimi mësohet se Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili është nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, duke refuzuar ankimimin e Shefqet Likës, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” ndaj 56-vjeçarit.
Shahe Lika gjeti vdekjen me 4 shtator pasi u var në një serë pranë banesës së saj në Kamzë, por bashkëshorti e raportoi si vdekje natyrale. Ishin familjarët e viktimës që njoftuan policinë me pretendimin se bashkëshorti i saj nuk ka treguar të vërteten.
