Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollin njofton klubet, tifozët dhe opinionin publik se për shkak të problemeve të krijuara nga moti me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit, java e 11-të e Kategorisë së Dytë do të spostohet për fundjavën e ardhshme.
Gjithashtu, ndryshime ka edhe në kalendarin e Kategorisë së Parë, me ndeshjet e javës që spostohen për t’u luajtur ditën e martë. Sipas FSHF-së, ky vendim është marrë për të ruajtur cilësinë e garës duke parë situatën e motit.
