Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet që mbahen të dielën.
Në nisje të fjalës së tij përpara mbështetësve, Basha zgjodhi një batutë. Kryedemokrati tha se kandidati Xhemal Bushati i kishte kërkuar të fshinte faqen sepse e kishte me buzëkuq.
“Më tha Xhemali fshije faqen se e ke buzëkuq. Shpresoj ta kem fshirë, por edhe po nuk e pata fshirë, shenjë dashnie është. Këtë punë me dashni për Shkodrën e kemi nis dhe me dashni do ta përfundojmë”, tha Basha.
