Një muaj më parë, futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe bashkëshortja e tij Ajsel Grezda u bënë prindër të një djali.
Futbollisti tregoi në një postim në llogarinë e tij të “Instagram” lajmin e bukur, duke publikuar një foto të vogëlushit Kian.
Më pas, ishte Ajsel ajo e cila na zbukuroi Instagramin duke postuar një foto me bebushin, mirëpo mesa duket ajo foto nuk është më në profilin e saj. Kjo është vënë re nga ndjekësit të cilët e kanë pyetur.
“Pse hoqe foton me bebin?”, pyetet Ajsela.
“Se u fiksova me… eshte akoma shumë i vogël, por kisha shumë dëshirë ta postoja edhe nuk u mendova mirë”, përgjigjet ajo.