Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ftesa e Trump/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nesër ratifikohet në Kuvend!

22:18 / January 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 20260119 090155 Chrome 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova do të jenë së bashku në Bordin e Paqes për administrim e Gazës si shtete anëtare themeluese. Pasi kryeministri Edi Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidenti amerikan Donald Trump, Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Tashmë do të jetë Kuvendi i cili do të ratifikojë nesër marrëveshjen duke e votuar nesër në një seancë plenare jashtë radhe. Mediat kanë zbardhur edhe marrëveshjen e miratuar nga Këshilli i Ministrave. 

Misioni i Bordit të Paqes është ushtrimi i ndikimit për vendosjen e themeleve të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit në territore të prekura nga konflikti, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së tij themeluese.

Karta e Bodrit të Paqes garanton sovranitetin e të gjithë shteteve anëtare dhe se mandati është 3-vjeçar. Nga kjo e fundit përjashtohen ato shtete që do të kontribuojnë në shumën 1 miliardë dollarë brenda vitit të parë nga anëtarësimi. 

Të enjten, në Davos të Zvicrës ku ka nisur forumi ekonomik, pritet të zhvillohet ceremonia për Bordin e paqes për Gazën. Presidenti amerikan Trump dëshiron që bordi të ratifikohet zyrtarisht nga liderët botërorë gjatë një ceremonie të posaçme në kuadër të Forumit Ekonomik.

Sipas Agjencisë italiane ANSA deri paraditen e së mërkurës në total për Bordin e paqes janë dërguar 52 ftesa pa marrë parasysh Kosovën. Pjesmarrjen në bord e kanë pranuar 8 shtete, Shqipëria, Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Maroku, Vietnami dhe Emiratet e Bashkuara arabe.

bordi ftesa paqes Qeveria trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.