Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ftesa për Bordin e Paqes/ Ministrja Spiropali: Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh nga ajo

11:24 / January 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6617
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar këtë të hënë, më 19 janar, një konferencë për shtyp me fokus ftesën e Donald Trump, drejtuar kryeministrit të vendit Edi Rama, për t’ju bashkuar “Bordit të Paqes“, Organizatës së re Ndërkombëtare të ideuar nga presidenti i SHBA-ve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Spiropali e konsideroi këtë ftesë një vlerësim të lartë që i është bërë Shqipërisë nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë në çështjet e paqes në rajon dhe në gjirin e organiz ndërkombëtare.

Ftesa e presidentit të SHBA-ve është vlerësim gjithashtu për lidershipin e kryeministrin Rama, i cili është ftuar personalisht që të jetë anëtar i bordit.”, tha Spiropali.

Megjithatë ministrja kritikoi reagimet e shumta që kanë qarkulluar në media dhe nga opozita duke thënë: “Ky lajm i mirë për emrin e Shqipërisë  është pasuar nga një lumë marrëzish…”

“Pikërisht në një moment me simbolikë e peshë të veçantë periferia e skenës tonë politike përndrizet a thua se Shqipërua u ftua me trurp. Në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj-lloj tregimesh me miliarda dollarëqë do paguajmë për bordin..”, shtoi ajo.

Spiropali i përgjigjet frikës së analistëve: Nuk i kundërvihet OKB-së!

Mes të tjerash, ministrja Spiropali iu përgjigj thashethemeve dhe frikës që ka qarkulluar në botë se ky bord i vihet kundër OKB-së: “Nuk i kundërvihet OKB-së, përkundrazi, rrjedh nga një rezolutë e OKB-së.”

“Në asnjë moment nuk i mbivendoset Kombeve të Bashkuara nga çfarë shohim nga statuti, por është një mekanizëm shtesë bashkëpunimi që buron nga ajo.”, shtoi ministrja.

Sipas ministres, kjo ftesë e drejtpërdrejtë e presidentit Trump konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjelltë të stabilitetit strategjik.

Ajo mori dy shembuj të shteteve të tjera që janë ftuar, Argjentinën dhe Turqinë, ku tha se nuk ka pasur debate në lidhje me madhësinë e bordit, por atje përfshirja e vendit është konsideruar diçka e mirëpritur. Sipas saj, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.

“Për Shqipërinë e vogël kjo është diçka e jashtëzakonshme me një përmasë dhe peshë historike”, tha Spiropali.

Ajo u shpreh se statusi që do të ketë Shqipëria si anëtare themeluese i jep një mundësi fantastike të cilën qeveria e konsideron një përgjegjësi të lartë shtetërore.

“Anëtarët themelues kanë zë të barabartë dhe peshë reale në organizimin strategjik të bordit. Nuk është thjesht një nder i madh, por një përgjegjësi e lartë shtetërore”, u shpreh ajo.

Spiropali shtoi se ftesa e presidentit Trump “zhbën fabrikimet” lidhur me qasjen e administratës Trump ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ministrja tha se ato kulmuan me vendimin e brendshëm të SHBA-ve për të rishikuar lejet e qëndrimit dhe të punës për dhjetëra vende.

Më 18 janar, kryeministri Edi Rama shpërndau ftesën që mori nga presidenti Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit. Ai e ka ftuar Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë që të bashkohet si shtet anëtar themelues dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

Kryeministri thotë se kjo arritje do të bëjë së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të paqes së përhershme.

bordin e paqes ftesa spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.