Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

19:22 / July 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta propozoi sot që në 13 tetor të realizohen zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe ato për President, ku do të kandidojë sërish. Për akademikun Artan Fuga, Meta me propozimin që në tetor të bëhen edhe zgjedhjet për Presidentin, shpalli dorëheqjen.

Ai thotë se supozimi është që Meta shpalli lëvizjen e tij politike të re.

“Gazetarë, a e kuptuat se çfarë ndodhi? Z. President shpalli sot se do të japi dorëheqjen përpara 13 tetorit, lëreni lojën me batuta!

Duke propozuar që në 13 tetor të bëhen edhe zgjedhjet e ligjshme lokale, edhe ato parlamentare edhe presidenciale, zoti Ilir Meta shpalli de facto se përpara 13 tetorit do të japi dorëheqjen. Kjo sepse si do të bëhen zgjedhjet presidenciale nëse vendi i Presidentit nuk shpallet vakant???

Supozimi është që ai shpalli lëvizjen e tij politike të re. Bëhen ose jo zgjedhjet lokale – pak gjasa ka të pranohen nga kryeministri – Presidenti ka menduar të dorëhiqet. E shpalli, sipas meje. Pra nëse ti më shpie për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, unë përpara jap dorëheqjen dhe e çoj krizën në pikën maksimale.

Në këto kushte kryeministri do të detyrohet të vejë kryetarin e kuvendit në atë post sikurse e kërkon kushtetuta, pra Shqipëria të mos ketë as President të vërtetë, ose ta zgjedhi presidentin me “deputetë” të mbetur jetimë politikisht, politikisht “kopila”.

Pra, të zgjedhi një president të paligjshëm, pra sistemi qeverisës në Shqipëri të deligjitimohet i gjithi, me pushtet lokal pa legjitimitet elektoral, me Kuvend gjysmagjel, dhe me President të dali jashtë kuadrit normal kushtetues. Të shpëtojë kush mundet” shkruan Fuga.

Artan Fuga Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.