Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fuga i përgjigjet Koçit: Lëshohet bash si Osman Takja kundër armiqve, por ngadalë se na lemerise

12:22 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fuga Koci 770x315 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku i mirënjohur Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PS-së Petro Koçi për deputeten e PD-së Flutura Açka, teksa e cilësoi dhe akademikun e njohur, një nga zërat e fortë kundër ligjit për Akademinë e Shkencave si “ballist të Berishës”, “narcist”, “gjithollog”. Fuga pyet pse e kanë lëshuar nervat dhe më pas e krahason me kryengritësin Osman Taka dhe e këshillon të ngadalësojë. Sipas tij, përplasja ka ardhur për shkak të kundërshtimit nga ana e tij të projektligjit për akademinë e shkencave, si antikushtetues.

Postimi i plotë

Pse e kanë lëshuar kaq keq nervat Petro Koçin? Meqë Petro Koci, i dorëhequr disa herë nga mjaft detyra, si edhe së fundmi i dorëhequr si zëvendëskryetar komisioni në Kuvend, në një postim në fcb, për shkak të kundërshtimit tim të projektligjit që ai ka firmosur për akademinë e shkencave, si antikushtetues dhe meqë kam shprehur dakordësine për çka e kanë konsideruar metodën e tij puç institucional, si edhe pse kam botuar fjalë të tija dje në Kuvend, me akses publik, më quan, sado pa përmendur emrin, “ballist të Sali Berishës”, “narcist”, “gjithollog”

Hahaha Petro antifashisti, të kanë lëshuar fare nervat! Unë nuk kam faj që të pëlqej! Është më e fortë se unë! Nuk kam asnjë siguri se autori e di kuptimin e fjalëve që përdor. Kam dyshime. Por, e siguroj se më ka bërë të qesh sot me vete, si edhe të mendoj çfarë deputeti kemi që kur një qytetar si unë, sado gjithollog, narcist, ballist, të jem, e kundërshtoj publikisht, në të drejta e mia qytetare, ai lëshohet bash si Osman Takja kundër armiqve, ku Petrua, ku Osman Takja, me batare fjalësh rruge.

Ngadalë Petro se na lemerise! Hahaha! Është e qartë që deputet si ky nuk kanë si të jenë më të tillë. Unë e di se e ka mandatin e fundit. Ndërkohë e përshëndes me një hit, më të shtrenjtin në botë, besoj, ku këngëtari, si gjithollog është edhe politikan, legjislator i shkencës, kryetar ish-partish, tani edhe mbytës i zërit qytetar, etj, dhe këndon ‘live’ duke parë veten në pasqyrë sikur të isha unë, narcisti. Dhe e poston vetë ai! Jooo, deri këtu nuk ka narcist që arrin, unë jo e jo! Ia vlen! Unë sinqerisht e dëgjoj çdo të enjte në mëngjes! Shijojeni!

Artan Fuga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.