Sonte Bordi Drejtues i Fundjavë Ndryshe vendosi të mos i bashkojë fondet e grumbulluara me Komitetin e Rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në postimin e Bordit thuhet:

Sot zhvilluam mbledhjen e Bordit Drejtues të Fundjavë Ndryshe. Së bashku me Florjan Binaj, Flori Karaj, Agim Baci, Saimir Kristo dhe me video call Emina Cunmulaj, Ermal Mamaqi diskutuam disa çështje rreth ecurisë së aktivitetit tonë.
Në lidhje me fondin e tërmetit, të unifikuar vendosëm të mos bashkohen fondet me Komitetin e Rindërtimit, por të kordinohemi.
Pjesë e këtij programi do të jenë dhe ekspertë vlerësues të lincensuar, për llogari të Fundjavë Ndryshe!
Faleminderit të gjithë bamirësve për mbështetjen dhe besimin që kanë tek nisma Fundjavë Ndryshe!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here