Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Funeral shtetëror për Nishanin/ Ceremonia për nder të ish-presidentit nis nga selia e Presidencës

16:01 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nishani ok 656x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Bujar Nishani la gjurmë në historinë jo dhe aq të lavdishme të shtetit shqiptar por edhe të partisë demokratike.

Në një lëvizje të pazakontë, sekretari amerikan i shtetit Blinken vlerësoi kreun e ndjerë të shtetit. Ndoshta por jo vetëm për këtë arsye, atij do ti rezervohet një funeral shtetëror, me të gjitha nderimet dhe respektet, duke nisur këtu, nga presidenca, ku ai qëndroi me dinjitet për pesë vjet.

Ashtu si Bashkim Finos një vit më parë, precedenti i funeralit të ish kryeministrit, do të shërbeje për ti bërë përcjelljen e fundit, presidentit të shtatë të republikës.

Ditën kur ish kryeministri Bashkim Fino ndërroi jetë , qeveria miratoi një vendim ku parashikohej shpallja e një dite zije kombëtare, përfshi uljen e flamurit kombëtar në gjysmë shtizë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu,  thotë se deri më tani qeveria nuk e ka publikuar ende një vendim përmes të cilit do të specifikohet forma e ceremonisë së lamtumirës për president Bujar Nishanin.

Sipas një vendimi të këshillit të ministrave në Prill 2004 të ceremonialit zyrtar, parashikohet ceremoni funebre zyrtare kur ndahet nga jeta një ish president.

Arkmorti presidentit të ndjerë Bujar Nishani,  do të vendoset të  në sallën Skenderbeu në presidencës të mërkurën datë 1 Qershor,  për homazhe për miqtë dhe dashamirësit  duke nisur nga ora 10:00 .

Të enjten e 2 qershorit në harkun kohor 10-12 do zhvillohen homazhe sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Arkmori president Nishanit do ta lërë presidencën në ora 12:00 për tju drejtuar varrezave të Sharrës për ceremoninë e varrimit.

Zoti Nishani është i dyti ish president shqiptar pas Ramiz Alisë që ndahet nga jeta. Ish-presidenti i parë pluralist pas viteve 90, Ramiz Alia është përcjellë në 9 Tetor 2011  për në banesën e fundit ndërsa homazhet për nder të tij janë zhvilluar për 1 orë në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë.

Atë kohë protokolli i shtetit zhvilloi një ceremoni zyrtare, por  pa të shtëna armësh dhe pa bandë nderi e truprojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

09:11 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.