Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fuqitë botërore drejt forcimit të arsenaleve bërthamore

08:38 / June 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëntë shtetet që kanë armë bërthamore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ka të ngjarë që të rrisin dhe modernizojnë arsenalin e tyre të kokave bërthamore dhe të jenë më të zëshme për këtë çështje në dekadën e ardhshme, thuhet në një studim, teksa theksohet se kjo gjë shihet si “trend shqetësues”.

Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) me seli në Stokholm, tha në raportin vjetor për vitin 2022, të publikuar më 13 qershor, se pavarësisht një rënieje margjinale të numrit të kokave bërthamore vitin e kaluar, arsenalet pritet të rriten gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm.

“Nëntë shtetet që janë të armatosura me armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe (Koreja e Veriut) – po vazhdojnë të modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore edhe pse ka pasur një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të kokave bërthamore në periudhën janar 2021- janar 2022, numri me gjasë do të rritet në dekadën e ardhshme”, tha SIPRI.

“Ka tregues të qartë se reduktimet, që karakterizuan arsenalet globale bërthamore që prej fundit të Luftës së Ftohtë, kanë përfunduar”, tha Hans M.Kristensen, hulumtues i lartë në Programin e Armëve për Shkatërrim në Masë në SIPRI, njëherësh drejtor i Projektit për Informacion Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS).

Wilfred Wan, drejtor në Programin e Armëve për Shkatërrim në Masë në SIPRI, tha se “të gjitha shtetet që kanë armë bërthamore po rrisin apo po përditësojnë arsenalin e tyre dhe shumica po ashpërsojnë retorikën bërthamore si dhe rolin që luajnë armët bërthamore në strategjitë e tyre ushtarake”.

“Ky është një trend shumë shqetësues”, shtoi ai.

SIPRI vlerësoi se shtetet bërthamore së bashku kishin një inventar prej 12,705 kokave bërthamore në fillim të vitit 2022 dhe prej këtij numri, 9,440 ishin në stoqet ushtarake të gatshme për përdorim të mundshëm.

Ky institut po ashtu vlerësoi se 3,732 koka bërthamore ishin vendosur në raketa ose avionë me rreth 2,000 prej tyre në gatishmëri të lartë operacionale  dhe pothuajse të gjitha prej tyre i përkisnin Rusisë ose Shteteve të Bashkuara.

Totali i inventarit të kokave bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë ka vazhduar të bie më 2021, por SIPRI shtoi se kjo ndodhi kryesisht për shkak të çmontimit të kokave bërthamore që janë hequr nga shërbimi ushtarak viteve të fundit.

Këto dy fuqi bërthamore vlerësohet se kanë 90 për qind të të gjitha kokave bërthamore, tha SIPRI.

Në raport thuhet se deri në janar të vitit 2022, SHBA-ja kishte të dislokuara 1,744 koka bërthamore nga 5,428 sa ka në inventar. Ndërkaq, Rusia kishte dislokuar 1,588 koka bërthamore nga 5,977 sa ka në total.

Shtatë shtetet e tjera që kanë armë bërthamore janë duke zhvilluar ose kanë zhvilluar sisteme të reja armësh ose kanë shprehur dëshirën për në gjë të tillë. Veçanërisht Kina është në mes të një zgjerimi substancial të arsenalit të saj bërthamor.

Rivalët Pakistani (që ka në inventar 165 koka bërthamore) dhe India (160) kanë arsenale me përmasa të ngjashme./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.