Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Furnizonin me armë grupet kriminale, policia zbulon bazën në Durrës

11:52 / March 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0831 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas asaj të Vlorës, një tjetër depo armësh është zbuluar në Durrës, e cila përdorej për të furnizuar grupet kriminale. Në pranga kanë rënë dy të rinjtë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç, të dy banues në Shkallnur të Durrësit

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës/Goditet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.

Falë inteligjencës policore të siguruar nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe një hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë u finalizua operacioni policor i koduar “Hills”, në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore, për dy shtetas që mbanin një sasi armatimi të fshehur dhe ua shitnin grupeve kriminale, referuan materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal.

Si rezultat i hetimit disamujor me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokurorisë, u siguruan prova ligjore mbi veprimtarinë kriminale të mbajtjes së një sasie armatimi, me qëllim furnizimin e grupeve kriminale.

Në këtë kuadër dhe në zbatim të planit operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Hills”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë në fshatin Shkallnur, duke shitur armë zjarri luftarake kallashnikovë, shtetasit:

H. T., 20 vjeç dhe E. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur, Durres.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Durres grup kriminal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.