Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Furnizonte me mallra kontrabandë dyqanet në Sarandë, arrestohet polici i doganës

10:56 / June 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AMP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie në Pikën Kufitare të Qafë Botë, pasi u kap duke kontrabanduar mallra që paguhet akcizë.

Punonjësi i policisë B.H., me detyrë përgjegjës turni në këtë poikë kufitare u kap duke kontrabanduar 49 steka me cigare të papjisura me pullën fiskale, Vlera e cigares në treg kap shifrën e 3500 euro sipas policisë.

Sipas AMP, punonjësi i policisë trafikonte mallra kontrabandë dhe furnizonte dyqanet në qytetin e Sarandës, ku vlera totale e mallit, kapte shifra deri në 10 mijë euro në muaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka finalizuar operacionin “Stekat”, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.H., me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes Benz”, me të cilin po lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, ju gjetën 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të këtij shtetasi u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Nga hetimet e deritanishme të  ndjekura nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave”, thuhet në njoftimin e AMP.

amp Arrestim Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.