Me pamje nga fusha e parë stërvitore në krah të “Kukës Arena”, kryeministri Edi Rama iu ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë.
Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë thotë edhe se ky investim do të shërbejë për fazat përgatitore, dhe mbi të gjitha në klimën fantastike të Kukësit.
“MIRËMËNGJES dhe me projektin e mbështetjes së futbollit kuksian, që ka vijuar me fushën e parë stërvitore në krah të “Kukës Arena”, e cila do t’i shërbejë ekipeve zinxhir, po edhe miqve që do të duan të bëjnë faza përgatitore në klimën fantastike të Kukësit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
