Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 peillit, ka thënë se e ka parë Kryedemokratin Lulzim Basha, të qëndrojë deri në orët e vona të natës, duke u konsultuar me ekspertë, për të sjellë ndryshimin.
Garo, ka thënë se Basha ka qenë gjithmonë e me entuziasëm dhe asnjëherë me shenja lofhje.
“Pasi jam takuar disa herë me Lulzim Bashën vura re një person karizmatik, një njeri i dashur me ta, i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe me dëshirë për të sjellë ndryshimin për të cilin kemi kaq shumë nevojë. Ditët e fundit e kam parë Lulzim Bashën që të qëndrojë deri në orët e vona duke u konsultuar me ekspertë të ndryshëm për të sjellë ndryshimin. Asnjëherë me shenja lodhjeje, por gjithmonë me entuziasëm.”-ka thënë Garo.