Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Ka qenë vetë ai që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi duke thënë se do të angazhohet e do të jetë pjesë e shtabit. Ai aderon në partinë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Unë vet kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryej detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë”, ka thënë Kuqi për Front Online.
Kuçi më tutje ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet, por që do të jetë pjesë e Shtabit Zgjedhor.
“Nuk do të jem kandidat për deputet, por pjesë e Shtabit”, tha ai.
