Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fushë-Krujë, si u dhunua kuzhinieri i njohur ndërsa në polici tha se ishte aksidentuar

13:48 / March 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 15 25 1068x419 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Indrit Çela është një kuzhinier i njohur në vendin tonë pasi ka qënë konkurrent në formatin e gatimit “Master chef Albania”. 39-vjeçari është përfshirë në një incident mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, ku mendohet se ai është rrahur pasi kishte dëmtime të shumta ndonëse pretendimet e tij në polici ishin se ishte përfshirë thjesht në një aksident.

Ai është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës dhe është dërguar në urgjencën e spitalit të këtij qyteti për të qenë nën kujdesin e mjekëve. Gjatë pyetjeve nga punonjësit e policisë dhe stafi mjekësor ikësaj qendre për rrethanat e ngjarjes, kuzhinieri ka deklaruar se është përfshirë në aksident me një automjet i cili është larguar nga vendngjarja, por kjo nuk i ka bindur efektivët e policisë të cilët dyshonin se Çela ishte i përfshirë në një sherr. Kjo dukej qrtë edhe nga dëmtimet e shumta që ai kishte në kokë e fytyrë.

Kush është 39-vjeçari Indrit Çela?

Çela, ka treguar se përvojën e tij në kuzhinë e ka nisur si pjatalarës, ku ka rrëfyer gjithashtu se në emigrim i është dashur të sakrifikojë duke punuar deri në 18 apo 20 orë në ditë për të fituar jetesën, por edhe profesionin. Ai ka treguar se nga pjatalarës ka kaluar si ndihmës kuzhinier dhe hap pas hapi ka arritur të bëhet shef.

Çela është një ndër shefat e kuzhinës shumë i dashur për publikun shqiptar. I apasionuar pas gastronomisë ai gjithnjë mundohet të sjellë risi në kuzhinë dhe jep këshillat e duhura për të gjithë ndjekësit e tij, ku jo më kot është gjithnjë pjesë e programeve kulinare në ekran.

Emri i Alfio Rrotanit kohët e fundit gjithashtu është përfshirë në një skandal në lidhje me një tender 400 mijë dollarë të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për këtë ngjarje është nën hetim kreu i FSHZH, Dritan Agollin, i cili akuzohet se i dha 400 mijë dollarë kuzhinierit Alfio Rrotanit, që punonte me djalin e tij. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrotani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollin.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, deri sa vetë 39-vjeçari të vendosë të rrëfejë të vërtetën në polici. Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.