Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fushë-Krujë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset pronari i një fasonerie

20:20 / May 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fushe arrez policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronari i një fasonerie ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Siç raporton gazetari Ahmet Zani ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit, pranë fasonerisë.

I plagosur ka mbetur pronari Arben Dedej, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, uniformat blu njoftojnë se shkak i përplasjes me armë dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit. Policia po vijon me krehjen e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona  si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.